
Urgjenca e re e spitalit të Vlorës ka hapur një kapitull të ri, ka krijuar lehtësira, qoftë për personelin mjekësor gjithashtu edhe për pacientët dhe turistët, që marrin shërbim bashkëkohor.
Kështu u shpreh një mjeke e spitalit rajonal të Vlorës, në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në të cilën stafi mjekësor dhe pacientët shprehin vlerësimin për investimin në Urgjencën e Spitalit.
“Pashë një ndryshim total, kam sjellë vajzën para 10 vjetësh kur ishim me pushime. Hera e parë që vij vetë në këtë spital kaq të pastër, më mirë se në Athinë”, tha një qytetar.
Një infermiere u shpreh se ”jemi shumë të kënaqur me gjithçka që është realizuar.
“Nuk mungon asgjë, urgjenca e re përballon shumë më mirë një fluks të rritur. Ka kushte më të mira dhe menaxhimi i pacientit bëhet në kohë më të shpejtë dhe me një metodikë më të saktë dhe më shkencore”, tha një tjetër mjek.
Urgjenca e re në Spitalin e Vlorës ka vendosur një standard bashkëkohor për qytetarët, por edhe turistët, një investim i përbashkët i Qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Italian për Bashkëpunim dhe Zhvillim.
Përveç rikonstruksionit të ambienteve të urgjencës garantohet edhe zbatimi i protokolleve dhe Procedurave Standarde Operacionale, duke nisur nga triazhimi i pacientëve, diagnostikimi, trajtimi dhe referimi i tyre në kohë pranë shërbimeve spitalore apo edhe për trajtime të specializuara në spitalet që ofrojnë shërbim terciar/universitar.
Me fuqizimin dhe modernizimin e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë tashmë ka një pikë referimi jo vetëm për vizitorët e bashkisë Vlorë, por edhe të bashkive Sarandë dhe Himarë dhe turistëve në sezonin veror.