fbpx
Lajme

Urgjente/ Lindi me tumor në sy, 2-vjeçari rrezikon të humbasë jetën

I lindur me një sëmundje të rëndë, jeta e Alvinit të vogël është në rrezik. 2-vjeçari vuan nga tumori në sy dhe ka nevojë urgjente të kryejë operacion. Familja jeton në fshatin Mokër, në Pogradec dhe për prindërit është e pamundur të sigurojnë trajtimin e të birit. Eltoni, kryefamiljari mundohet të punojë në fshat me punë të ndryshme në ndërtim. Ndërsa Artjola e ka të pamundur, pasi veç Alvinit i duhet të kujdeset dhe për djalin tjetër 6-muajsh.

Pavarësisht kushteve të këqija ekonomike, Eltoni është munduar me anë të kursimeve dhe borxheve të dërgojë djalin në disa spitale. Por, të gjithë mjekët i kanë thënë të njëjtën gjë. Operacioni mund të kryhet vetëm jashtë shtetit dhe sa më parë, pasi është duke rrezikuar së tepërmi jetën e vogëlushit. Ndërsa më parë Alvini mund të shihte pak, tani i ka humbur totalisht shikimi. Pasi tumori që i ka prekur të dy sytë sa vjen edhe avancohet.

I dëshpëruar, Eltoni thotë se e ka të pamundur të mundësojë dërgimin e djalit në një spital të specializuar. Ka kërkuar ndihmë e ka trokitur në çdo derë, por nuk ka arritur të gjejë mbështetje. Dhe sot, ai po i drejtohet shqiptarëve. Si të vetmen shpresë për të shpëtuar Alvinin e vogël.

Sapo u njoh me rastin “Fundjavë Ndryshe” iu  bashkua thirrjes së familjes, ndërsa bënë me dije se ditën e sotme do të kryhet rezonanca në kokë për të parë masën tumoriale. Po ashtu, duhet të veprohet me shpejtësi pa ta nisur 2-vjeçarin jashtë vendit. Alvini ka nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari, në mënyrë që t’i shpëtojmë jetën. Bamirësia nuk të varfëron!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button