Categories Lajme

‘Urimi’ i Bujar Çelës/ Salianji: Keni fyer shqiptarët

Komisioni i Sigurisë nisi me debate të forta punën për çështjen e Bujar Çelës, i cili i uroi kolegët për festat kombëtare, në grupin e komunikimit në Whatsapp me një foto të diktatorit Enver Hoxha.

Demokrati Ervin Salianji, kërkoi me ngulm një ndjesë publike nga socialistët, ndërsa kryetari i Komisionit Nasip Naço tha se ai si administrator i grupit të komunikimit në Whatsapp, ka tentuar t’i fshijë mesazhet dhe kur nuk ia ka dalë dot e ka nxjerrë deputetin Bujar Çela nga grupi.

Debati:

Ervin Salianji: Është në nderin tuaj dhe të komisionit, që për ngjarjen që ka ndodhur, të kërkoni falje dhe të distancoheni, sidomos për fyerjet që i është bërë gjithë shoqërisë shqiptare, por sidomos viktimave të komunizmit. Një anëtar i këtij komisionin ka turpëruar, jo komisionin por gjithë parlamentin dhe nuk mundet që në mbledhjen e parë të bëhet sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk bëhet kjo, kërkohet ndjesë, ju distancoheni nga kjo dhe pastaj fillojmë mbledhjen në mënyrë normale. Pastaj vijojmë me rendin e ditës. Përderisa ishte në mbledhjen e këtij komisioni duhet të kërkoni ndjesë dhe pastaj flasim dhe vijojmë punën normal. Duhet të kërkoni ndjesë, sepse ka qenë në grupin zyrtar të komunikimit të këtij komisioni. Keni ju ndonjë reagim apo ndjesë për atë që ka ndodhur?

Nasip Naço: Zotëria në fjalë është anëtarë zëvendësues i këtij komisioni, pavarësisht se është në grupin e komunikimit. Kur jam vënë në dijeni të atij lloj komunikimi, kam dashur të kontaktoj, por nuk munda. Kam bërë të mundur për aq sa më lejonte mënyra e komunikimit për të fshirë komentet që ishin bërë. Në momentet që nuk arrija t’i fshija të gjitha e kam nxjerrë nga grupi.

Grupin e administrimit e kam unë, e kam nxjerrë nga grupi. Pastaj ka një njoftim nga kreu i grupit parlamentar që do t’i nënshtrohet Kodit të Etikës, ju keni bërë një kërkesë për Kodin e Etikës dhe do të thirret do të dëgjohet brenda rregullave të jap dhe ai gjykimin e vet dhe pastaj mund të diskutojmë gjithë ditën. Është e drejta juaj për qëndrimet, por pa dëgjuar dhe atë zotërinë në Komisionin e Etikës, nuk mund të gjykoj më shumë. Aq sa kam bërë është tërheqje e vëmendjes dhe pse nuk është anëtarë i këtij komisioni por është zëvendësues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME