Lajme

Urimi/ Ilir Meta: Gëzuar Vitin e Ndryshimit!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e Vitit të Ri.

Ish-Presidenti ka publikuar në rrjete sociale një video mesazh me urimin e tij. Ai thotë se ky vit që vjen do të jetë viti i ndryshimit.

Ajo që bën përshtypje në videon e publikuar është tingulli i akrepave të orës që ecin, duke simbolizuar kështu kohën që po përfundon.

Postimi i Ilir Metës:

Të dashur qytetarë, motra dhe vëllezër, bashkëkombas kudo ku jeni. Në prag të ndërrimit të viteve dhe afrimit të Vitit të Ri 2023, kam kënaqësinë që së bashku me këtë ekip të rinjsh e të rejash të mrekullueshëm nga selia e Partisë së Lirisë t’ju urojmë Gëzuar Vitin e Ri 2023. Gëzuar Vitin e Ndryshimit!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close