Categories Lajme

Urimi për një 2023 më të mbarë!

Edhe viti që po lëmë pas, nuk ishte i lehtë. Sapo vendi, ashtu si e gjithë bota, filloi të merrte veten nga pasojat e pandemisë, rritja e çmimeve, e cila kishte nisur që në fund të vitit 2021 nga zhbalancimi i kërkesë-ofertës, u përshpejtua me shpejtësi. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës shkaktoi probleme të mëdha në tregun global, duke shtrenjtuar karburantet, gazin, energjinë, drithërat, teksa efekti zinxhir kaloi në të gjitha produktet e tjera.

Në vend, Indeksi i Çmimeve të Konsumit kulmoi në tetor në 8.3%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi vuajti pasojat e krizës së shkaktuar nga piramidat. Vetëm në nëntor filluan të shfaqen shenjat e para të ngadalësimit, duke zbritur në 7.9%. Në përgjigje të inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë rriti katër herë normën bazë, duke e çuar në 2.75%, nivel ky që ishte parë për herë të fundit në vitin 2014. Kjo lëvizje u transmetua, në pjesën më të madhe, në shtrenjtimin e kostos së borxhit të qeverisë dhe në këstet e pagesave për kreditë për konsumatorët dhe bizneset.

Konsumi në vend nisi të reflektonte rritjen e çmimeve, teksa pagat nuk ndoqën të njëjtin ritëm. Importet kanë rënë në sasi me 6.3% për 11-mujorin, duke ndikuar dhe në ecurinë buxhetore. Pas rritjes së shpejtë të të ardhurave në pjesën e parë të vitit, e ndikuar nga çmimet e larta, në tetor dhe në nëntor, zgjerimi real (përjashtuar efektin e inflacionit) ishte negativ. Interesat e larta kanë filluar të japin efekt edhe në rënien e kërkesës për kredi, duke frenuar investimet e bizneseve dhe blerjet e konsumatorëve, sidomos ato të mëdha.

Shtrenjtimi i energjisë për bizneset që kanë dalë në treg të lirë ndikoi negativisht në rritjen e kostove, duke bërë që disa kompani të mëdha të mbyllin përkohësisht aktivitetin, duke ndikuar në ngadalësimin e eksporteve. Industria përpunuese ishte një tjetër sektor që u përball me shtrenjtimin e lëndëve të para, duke e transferuar në çmimin e produktit përfundimtar.

Gjetja e fuqisë punëtore është kthyer në një shqetësim të përhershëm të bizneseve. Ritmet e emigracionit u përshpejtuan pas pandemisë, duke ndikuar jo vetëm sipërmarrësit në të gjithë sektorët, por dhe konsumin. Pavarësisht vështirësive, ekonomia vendase, edhe një herë shfaqi rezistencë dhe elasticitet të lartë. Në tremujorin e tretë të vitit 2022, rritja u përshpejtua në 4.02% me bazë vjetore, nga 2.65% në të dytin.

Turizmi është kthyer në një sektor të rëndësishëm, duke nxitur tregtinë dhe shërbimet në vend. Hyrjet e të huajve në vend për 11- mujorin e kanë tejkaluar ndjeshëm nivelin e parapandemisë, ndërsa është zgjatur dhe sezoni përtej muajve të verës, duke garantuar më shumë hyrje të valutës. Ndërtimi është sektori tjetër që po nxit ekonominë, ndonëse ka debate të shumta për burimet e financimit dhe mbingopjen në treg, që mund të rrezikojë rënie të çmimeve në të ardhmen, me efekte zinxhir në sistemin financiar.

Edhe viti 2023 nuk pritet të jetë i lehtë. Elementet e mësipërme do të vijojnë të ndikojnë, ndoshta me intensitet më të ulët, teksa tregu do të priret që të arrijë një ekuilibër të ri. Bizneset, si gjithmonë do të arrijnë të përshtaten, disa më lehtë, të tjerë me më shumë vështirësi. Nëse qeveria do të arrijë të ndikojë pozitivisht me politikat nxitëse, pa shtrembërime të konkurrencës dhe rialokim të drejtë të burimeve buxhetore, do të ishte faktor shtesë që 2023-shi të ishte një vit më i mbarë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME