Lajme

“Uroj të mos keni ngrënë drekë akoma”, pedagogu i përvishet qeverisë për Boden: Zgjodhët arkitektin e falimentimit të shtetit

Pas zgjedhjes së ish-ministrit të Financave Ridvan Bode, në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka reaguar edhe pedagogu aktivisti i Shoqërisë Civile, Ervin Goci.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Goci ka ironizuar me zgjedhjen e qeverisë, ndërsa shprehet se ndonëse Bode konsiderohej si arkitekti i falimentimit të shtetit nga “Rilindja” në vitin 2013, sot po ata e zgjedhin në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me votat e veta.

“E mbani mend arkitektin e falimentimit te shtetit denoncuar nga rilindja ne 2013-ten, me nje grope financiare 700 miljon euro? Sot i njejti individ u zgjodh ne Keshillin Mbikqyres te Bankes se Shqiperise plot me elozhe me votat e rilindjes. Uroj mos te keni ngrene dreke akoma.”, – shkruan Goci.

Kujtojmë se Edmond Spaho ka deklaruar në Kuvend se Ridvan Bode, i zgjedhur mbrëmë në orët e vona si anëtar i Bordit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson PD-në, por Edi Ramën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close