Nga Dritan Leli
Qytetarët e Vlorës, patën nderin të shohin sot, nga afër, atmosferën e rrallë që krijuan demonstrimet e ushtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë, për të na treguar, sot e gjithmonë, gatishmërinë dhe aftësinë për të mbajtur kombet të sigurta.
Me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe Ministrin e Mbrojtes, Niko Peleshi, vizituam ndalesën e #DefenderEurope21, stërvitjes më të madhe ushtarake të tre dekadave të fundit në rajon, që pati sot stacionin në Vlorë.