Lajme

Ushtari në Gjirokastër u asfiksua nga zjarret, Peleshi: Gjendja e tij është e qëndrueshme

Ministri i Mbrojtjes ka vizituar ushtarin e Forcave të Armatosura që pësoi gjendje asfiksie ndërsa përballej me zjarret në terren. Ministri bën të ditur se gjendja e Edlir Goxhajt është e qëndrueshme. Sipas tij, Goxhaj vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës.

Po ashtu, Peleshi shpreh mirënjohjem për punën e bërë nga çdo efektiv në luftën kundër flakëve.

POSTIMI  “Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të çdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgjë përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir!” 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: