Categories Lajme

Ushtria amerikane zbarkon në Durrës me arsenalin më të madh

Në portin e Durrësit kanë zbritur një numër të madh mjetesh dhe teknologjie ushtarake amerikane në kuadër të stërvitjes së NATO-s.

Sipas zyrtarëve ky është përqendrimi më i madh ushtarak nuk ishte parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Konkretisht janë rreth 700 mjete dhe pajisje të tjera ushtarake nga Brigada e 53 e Floridas që u shkarkuan në Durrës gjatë ditëve të fundit.

Këto mjete dhe pajisje do të përdorën për stërvitjen e madhe ushtarake të NATO-s “Defender-Europe 21”. Ka qenë media e njohur ndërkombëtare Reuters ajo që ka publikuar foto nga zbarkimi i këtyre mjeteve në portin e Durrësit.

“Shqipëria është një partner i vlerësuar. Ushtarakët tanë përfitojnë duke u stërvitur së bashku, duke rritur ndërveprimin, duke ndërtuar gatishmërinë e operacionit dhe duke forcuar marrëdhëniet – të gjitha këto mundësojnë aftësinë tonë për t’iu përgjigjur çdo krize, në çdo kohë, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë,” – shprehet Tammy Muckenfuss, i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën.

“Defender-Europe 21” këtë vit përfshin rreth 28 000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 27 kombe për të kryer operacione të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi në 12 shtete nga Balltiku dhe Afrika në Detin e Zi dhe Ballkani. Shqipëria si një anëtare e NATO-s që nga viti 2009, do të angazhojë 1000 trupa në atë që ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e quajti një ngjarje historike sepse është stërvitja më e madhe në Shqipëri dhe rajon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME