
Ushtria ukrainase po u bën thirrje civilëve të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar agresorin, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion. Forcat Tokësore të Forcave të Armatosura të Ukrainës në një njoftim në Facebook kanë listuar të gjitha gjërat që ukrainasit duhet të bëjnë për të ndaluar rusët:
Njoftimi i plotë:
Për të parandaluar avancimin e armikut në të gjithë territorin tonë!!!
Nëse shihni një kolonë tankesh, ato do të pasohen nga një kolonë kamionësh me karburant. Bëni gjithçka që duhet për t’i mbajtur ata të mos kalojnë. Bllokoni rrugët, prisni pemë, shtrini rrjetat nga portat, çfarëdo mënyre që ju përshtatet. Pa karburant – pa pajisje teknologjike.
Nëse shihni se kolona ka hyrë në një brez pyjor – prisni pemët, bllokoni gjithçka , mos i lini të largohen.
Nëse e dini se armiku është ndalur në pyll, dhe jeni 100% i sigurt se ai është armik, mos kini mëshirë për pyllin, vini zjarrin … mbi kockat e pushtuesit do të mbijë një i ri!
Kush ka ekskavatorë, gërmoni gropa që të mos kalojë armiku, mos prisni që dikush ta bëjë për ju!
Në vëmendjen e pronarëve të armëve me pamje optike, qëlloni nga afër kjo do të ndalojë automjetet dhe pastaj situatat e tjera.
Merrni treguesit në tokë, të gjithë jeni të orientuar, armiku jo. Nëse pyeteni se ku jemi tregonitë kundërten, dezinformoni armikun.
Të gjithë kanë dëgjuar për shenjat e bëra nga sabotatorët në ndërtesa, pranë objekteve të rëndësishme etj. Shkatërrojini ato në çdo mënyrë.
Nëse ka informacione se armiku po afrohet, ndizni një zjarr të madh me kashta ose goma, tymi i zi keqinformon, armiku do të mendojë se fshati tashmë është bombarduar, do të ndihmojë të fitojë pak kohë.