fbpx
Lajme

Ushtria,policia dhe FNSH kanë shtuar kontrollet në pikat e qytetit të Vlorës, bare apo restorante kanë ulur qepenat

Ndërkohë në terren ,në pikat kryesore të qytetit ka zbiritur policia,FNSH dhe ushtria,pikërisht në kuadër të masave për koronavirusin, ndërsa edhe një numër i konsiderueshëm lokalesh ,baresh apo restorante kanë ulur qepenat në Vlorë. Situata e krijuar për shkak të koronavirusit,por edhe masat e kërkuara për këtë qëllim,kanë sjelle shtim të masave në Vlorë.

Fillimisht në port,ndërsa masat janë shtuar në pikën e kalimit të kufirit,ku vec kontrolleve të policisë,personeli mjekësor ushtron kontrolle të forta edhe ndaj personelit të tragetit apo drejtuesve të kamionave që mbërrijnë nga Italia. Ushtria,policia dhe FNSH kanë shtuar kontrollet në pikat e qytetit të Vlorës,kontrolle të cilat kanë nisur prej mbrëmjes së të mërkurës,ndërsa patrullimi do të jetë 24 orë.

Në fokus edhe kontrollet ndaj automjeteve me targa të huaja,nëse kanë mbërritur apo jo nga Italia dhe lëvizjet që kanë kryer në territorin shqiptar. Ndërkohë vijon në Vlorë dizifenkimi i institucioneve ,tregjeve,apo edhe rrugëve të qytetit,dizifektim që ka prekur shërbimin urban,tregjet,institucionet që kanë në fokus shërbimin ndaj qytetarëve,ndërsa gjatë natës pastrimin dhe dizifektimin është kryer edhe në rrugët e qytetit të Vlorës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button