Categories Lajme

V.r.au da.shnorin e Marsidës?!/ Nëna e Bledar Toçit bën deklarata sho.kuese, tregon detaje befasuese

Nëna e Bledar Toçit rrëfen në një intervistë për Top Channel prapaskenat e ngjarjes që tronditi një javë më parë Kavajën; kontrollin policor, dozat e ko.kai.nës që u gjendën në apartament dhe marrëdhënien e të birit me vikt.imën dhe Marsidën që u shndërrua në protagoniste të një ngjarjeje ende me shumë pikëpyetje. Disa prej të cilave i ngre dhe vetë Fatbardha Toçi, dy djemtë e së cilës janë nën arrest.

“Po të ishin në grup, në lidhje, si do të jetonim në këtë shtëpi 50 m2? Ai ka qenë në shtëpi me qera në Tiranë 10 vjet dhe erdhi këtu se nuk i dilte. Gruaja i iku në Itali me djalin se ka prindërit dhe Bledari do të ikte, por po priste të bënte dokumentacionin. Është thënë se është në atë punë prej xhaxhait të vet deputet, po Bledari është i përgatitur me 3 fakultete. Bledari është pa shtëpi. Jeton këtu me ne. Ka punuar te Presidenti, në Gardë… Nëse do të merrej me këto që thuhet si do të merrej në ato pozicione pune?!”,- shprehet Fatbardha.

Si nënë, ajo ka frikë se e gjithë “zhurma” mbi Bledarin dhe rolin e tij në ngjarje mund të ndikojë për keq në shëndetin e të birit. “Them se mund të kalojë në de.presion me këto që po i vejnë. Nuk na lejojnë ta takojmë përditë po të dhënat i kemi marrë nga mjeku që është më mirë. Tani e kanë dërguar në QSUT te Spitali i Burgut, ndërsa djali i vogël është në Peqin. As me të nuk kemi folur”, shprehet nëna e Bledarit.

Jehonën e gjerë dhe debatet e shumta që zgjoi ngjarja e trajtuar fillimisht si një kr.im pasioni e më pas si vepër e një grupi të strukturuar kri.minal, Fatbardha e lidh me një sulm politik ndaj të birit si pjesë e strukturës shtetërore, ndërsa  foton e Bledarit me vik.timën e konsideron një montazh, një manipulim mediatik, pasi ata, sipas saj, nuk e njihnin njëri-tjetrin.

“Si nënë nuk e besoj që kjo të jetë e vërtetë, them se u bë kaq mediatike për arsye politike. Meqë ka detyrën si person publik i shtetit. Këtu su.lmohen gjithmonë ata që janë në punë dhe jo ata që rrinë nëpër rrugë. Nuk e besoj që Bledari të ketë foto me vi.ktimën. Është një montazh, një bashkim fotosh për të bërë lidhjen mes tyre. Ai ka qenë person i dënuar”, thotë ajo.

Lidhur me gjetjen e do.zave të ko.ka.inës në apartamentin e tyre, ajo i qëndron deklaratës së bërë nga avokati i djemve se ato përdoreshin nga bashkëshorti për arsye shëndetësore. “Në shtëpi u gjendën 7 doza të vogla që i përdor burri im si qetësues për dhembjen e kokës. Ai i ka siguruar vetë ato diku në Laprakë. Tani vonë i ka filluar se nuk po i duronte dot dhembjet e ko.kës. Ka pësuar një ak.sident të rëndë dhe e ka jetë të dytë këtë”, tregon Fatbardha.

Që nga dita kur ndodhi ngjarja Fatbardha nuk ka dalë më nga shtëpia. Ndjehet nën presion ndaj i bën thirrje medias të presin përfundimin e hetimeve, para se të aludojnë dhe të përflasin familjen e saj. Me lot në sy, ajo ngre pyetjen pse policia nuk e kapi më parë viktimën, një person problematik dhe në kërkim, po lejoi që të ndodhte ngjarja e rëndë, teksa shpreh bindjen se i biri e kreu vra.sjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Dihet kush është ai që u vr.a. Le ta merrte policia në dorë. Pse e la atë?! Pse e akuzojnë Bledarin pse e vra.ve?! Po vetëmbrojtje është. Kushdo që ka përballë një që do ta gjuajë si do të reagojë?! Do të mbrosh veten përballë një kr.im.ineli. … Ne nuk e kemi pasur e as do ta kemi këtë traditë të vr.asjes. Ishte aks.identale. Ai u mbrojt”, shprehet nëna e policit.  Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME