fbpx
Lajme

V.ra.sja e biznesmenit në mes të Vlorës, u k.ap në Milano, ek.stradohet në Shqipëri Ergesti

Ergest Avdiu, 32-vjeç, është ek.straduar nga Italia pasi është i dyshuari kryesor për v.rasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj një vit më parë në qytetin e Vlorës. Lajmin e ka bërë të ditur policia, e cila ka njoftuar se kapja e 32-vjeçarit është bërë në Milano nga Interpol Italia, pasi shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mbi 32-vjeçarin Avdiu rëndojnë akuzat e “vr.asjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje e ar.mëve luftarake dhe municioneve”.

NJOFTIMI I PLOTË: Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale. Kapet në Itali dhe ek.stradohet drejt Shqipërisë një shtetas i dyshuar për vrasje. Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e ar.mëve luf.tarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button