Vaji i ullirit “Musai” në Vlorë është sot një nga markat lider të prodhimeve shqiptare. Konkurron në tregun vendas dhe të huaj si produkt organik me çertifikim ndërkombëtar. Pas kësaj sipërmarrje të suksesshme që daton prej vitit të largët 1995 qëndron Vesaf Musai me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, të specializuar në teknologjinë ushqimore dhe në marketing. Është një biznes familjar me përmasa ndërkombëtare.
Vajin e ullirit “Musai” e gjen sot jo vetëm në tregjet europiane, por edhe përtej kontinentit tonë, në New York, Tokyo, Hong Kong etj. Përmes AZHBR ne e kemi mbështetur këtë prodhues, duke financuar linjën e teknologjisë së fundit që përdoret në fabrikë për nxjerrjen e vajit. 20 deri 30 mijë litra çdo vit është gjithashtu vaj ekstra i virgjër që prodhohet në këtë fabrikë moderne. Për fermerët e zonës prodhohet mesatarisht çdo vit rreth 200 mijë litra vaj ulliri. Dëshmi tjetër e suksesit të vajit të ullirit “Musai” janë patjetër edhe 4 medalje ari në konkurse ndërkombëtare dhe shumë vlerësime të tjera brenda e jashtë vendit.Marrin çmim pothuajse në çdo konkurs dhe natyrisht që kjo nuk është e rastësishme. Bravo Vesaf!