Categories Lajme

Vajza me sindromë “Down”, nëna: Kam 41 vite që e laj si foshnje! Kush do kujdeset kur të mos jem unë

Maria e Kristo Muho, banorë të fshatit Çlirim të Bashkisë Finiq, tashmë në pension jetën ia kanë kushtuar vajzës 41 vjeçare me sindromën Down. “Nuk e lëmë vetëm. Po u largua burri rri unë këtu, nëse largohem unë, rri burri” tregon nëna për Ora News.

Çdo gjë është kufizuar brenda oborrit të shtëpisë dhe deri më tani thonë se ia kanë dalë të përkujdesën pavarësisht vështirësive të mëdha. “Të gjitha shërbimet ia bëjmë vetë. Me 200 mijë lekë (të vjetra) që merr asaj nuk i dalin as për pampers” thonë të moshuarit.

Por pyetja që i mundon është se cfarë do të ndodhë më të bijën kur ata të mos jenë më? “Themi ku do të ngelet, kush do ta mbajë. Problem të madh e kemi.”

Drama e dy të moshuarve nxjerr në pah mungesën e një institucioni përkujdesi për njerëzit me nevoja të vecanta në Bashkinë e Finiqit, ashtu sikurse braktisjen e rasteve të veçanta

Të kishte një institucion që të kujdeseshin për fëmijët me aftësi të kufizuar. Sa të jenë prindërit ti mbajnë ata, por po  vdiqën prindërit? Kush do kujdeset për ta?” thotë nëna. Në këto kushte Maria e Kristo Muho vazhdojnë të jetojnë jetojnë mes sakrificave për të tashmen dhe frikës për të ardhmen e vajzës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME