fbpx
Lajme

Vajza nuk di sa bëjnë 5 x 10/ Mamaja: Një ngacmim i imi u bë shkak

Ditën e djeshme shtetasi Ronald Kryemadhi kanosi me armë punonjësit e pòlicisë në zonën e Kamzës, pasi këta të fundit kishin shkuar në banesën e tij, për ta shoqëruar drejt gjykatës, për shkak se ákuzohet se ka lënë fëmijët pa shkollë. Kryemadhi bëri rezistencë për minuta të tëra, ndërkohë që më pas u vetëdorëzua, me negociimin e RENEA-s. Një nga ákuzat ndaj tij ishte ajo se nuk cconte vajzat e tij në shkollë, duke iu referuar bindjeve të tij ekstreme fetare, që sipas Kryemadhit fëmijët i mëson Allahu, dhe nuk kanë nevojë për të mësuar.

Gruaja dhe vajzat e tij duket se kanë rënë dakord me këtë jetë, ndërkohë që nuk dinë as tabelën e shumëzimit, thonë se nuk duan të shkojnë në shkollë, pasi atje është ambient jo i përshtatshëm. Ka qenë gazetarja Anila Hoxha ajo që ka bërë një intervistë nga vrima e një dere me të miturat, dhe me zonjën e shtëpisë, e cila thotë se nuk ka për tia hapur derën askujt. Gazetarja: Sa kohë ke shkuar në shkollë? Fëmija: Një vit më pas nuk kam shkuar më? Gazetarja: Pse nuk ke shkuar? Një nga familjarët: Mos e lodh më me më shumë shpjegime, nuk dëshiroj. Fëmija: Nuk dëshiroj. Gazetarja: Pse? Fëmija: Nuk dëshiroj!

Gazetarja: Selma sa kohë ke qenë në shkollë? Selma: Vetëm 3 vjet në kopësht. Gazetarja: Mësove diçka nga shkolla dhe kopshti? Selma: Jo asgjë fare. Gazetarja: Të mungon? Do doje të kishe shoqe dhe shokë? Selma: Jo jo fare, mami më ka mësuar. Gazetarja: Më lexo pak këtë gjënë Selma Selma: Udhëzona në rrugë të drejtë, në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin tënd as të atyre që janë të humbur. Gazetarja: Selma, sa bëjnë 5 herë 10? (Vajza nuk e di përgjigjen, nuk flet). Gazetarja: Selma 5 herë 10-të sa bëjnë?

Tre vajzat e çiftit Kryemadhi e shikojnë botën përmes grilave të vendosura mbi portën kryesore të shtëpisë, ato nuk kanë qenë asnjëherë në shkollë, kanë mësuar të shkruajnë dhe të lexojnë nga prindërit të cilët hetohen dhe gjykohen për keq trajtim të të miturve. Por e ëma e cila qëndron ndërkohë në shtëpi së bashku me fëmijët, menjëherë sapo bashkëshorti u árrestua, kundërshton versionin e pòlicisë dhe prokurorisë dhe thotë se ajo i ka mësuar të shkruajnë dhe i mban në shtëpi pasi do që të ruajë nderin e tyre integritetin e tyre dhe jetën e tyre.

Mamaja: Nuk është çështje feje, është çështje morali që duam të ruajmë moralin dhe nderin e familjes. Gazetarja: A mund ta dëgjoj pak vajzën tënde? Mamaja: Po këtu i ke. Gazetarja: Dua të vijë të më lexojë pak, ku është goca? Mamaja: Po merr bija ime dhe lexo Kur’an. Gazetarja: Po ku ta shikoj unë që po lexon ajo? Mamaja: Unë këtë derë u thash edhe atyre, fòrcave kompetente kur ikën që mbaruan punë. U thash e bëtë kontrollin e bëtë atë që deshët me bërë, tani e mbrapa porta ime nuk hapet më. Besa tregon se i gjithë ky vendim i çiftit Kryemadhi nisi pas një incidenti të ndodhur asaj në qendër të Kamzës gati dhjetë vite më parë. Mamaja me lot në sy: Unë kam qenë shkaktare që i kam thënë burrit, unë nuk dal më vetëm nga kjo shtëpi sepse më rastisi që dola në Kamëz dhe dikush më ngacmoji dhe unë u ndejva shumë keq.

Prokuroria mendon se tre vajzat e mitura u ndaluan për të vajtur në shkollë dhe u mbajtën me dhunë nga prindërit, njëri prej tyre Roland Kryemadhi tashmë gjendet i árrestuar pasi kundërshtoji pòlicinë dhe kanosi gjatë kohës që agjentët tentuan ta shoqërojnë fòrcërisht. I njohur në lagje për prirjet radikale, 39-vjeçari ka deklaruar se do ti mësojë vajzat në rrugën e zotit dhe jo në shkollë. Banorja: Nuk i çon, nuk ka besim. Gazetarja: Sa kohë ka që nuk i çon? Banorja: Vetëm të madhen ka çuar në klasë të parë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button