Lajme

Vajza përcolli e vetme prindërit për në banesën e fundit, i vëllai s’e përballoi dot

Qyteti i vogël i Librazhdit u trondit nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e 6 shtatorit. Kujtojmë këtu se një burrë i mori jetën gruas së tij dhe më pas i dha fund edhe jetës së tij.

Ai u hodh nga kati i katërt i pallatit. Gruaja quhej Lule Gjokola dhe ishte vetëm 49 vjeçe, kurse burri i saj që i mori jetën quhej Daut. Ai ishte 53 vjeç.

Djali i çiftit është sjellë në QSUT, pasi ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Ai nuk ka mundur të shkojë as në ceremoninë funerale të prindërve të tij që u bë pasditen e djeshme. Çiftin e ka përcjellë drejt banesës së fundit e bija dhe të afërm të tjerë.

Po ashtu mësohet se edhe ajo ishte në gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Deri më tani dyshohet se ka qenë xhelozia motivi që e ka shtyrë 53-vjeçarin për t’i marrë jetën gruas së tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close