Lajme

Vajzat që u zhdukën në Pejë refuzojnë të kthehen në shtëpi, qëndronin në shtëpi të pabanuar (VIDEO)

Dy vajzat që u raportuan si të zhdukura një javë më parë në Pejë, e që janë gjetur sot, kanë deklaruar se nga shtëpitë e tyre janë larguar me vetdëshirë dhe se deri më sot kanë qëndruar në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur të Pejës. Të njëjtat kanë thënë se nuk dëshirojnë që tё kthehen nё shtëpitë e tyre, andaj janë sistemuar nё strehimore.

Vajzat studente po ashtu kanë deklaruar se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk kanë pasur ndonjë keqtrajtim, njofton Klankosova.tv.

Ditë më parë, Kiks Kosova raportoi për zhdukjen e dy vajzave, me prindërit që bënin thirrje që të bëhet e pamundura për gjetjen e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close