Categories Covid-19, Lajme

Vaksina anti-COVID/ Brataj: Të parët do të vaksinohen personat me sëmundjet bashkëshoqëruese

Kreu i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj shprehu sot në një intervistë televizive besim pas lajmit të aprovimit të vaksinës për COVID-19 në Britani. Ai tha se ka shprehur bindjen që në qershor që brenda këtij viti do të zbulohej vaksina. “E kam thënë që në qershor që brenda vitit do dalë vaksina, dhe në fakt doli”, tha ai. Brataj u shpreh se këtë bindje e kishte pasi e gjithë shkenca e të gjithë botës u investua në kërkimin e kësaj vaksine. “Kjo është një nga pandemitë më të mëdha në botë. I gjithë kërkimi shkencor u vu në dispozicion të kërkimit të vaksinës”, tha Brataj.

Brataj më pas theksoi se, ka shumë faktorë që ndikojnë tek shfaqja e kësaj sëmundjeje, të cilat ende po studiohen. Sa i përket ardhjes vaksinës në Shqipëri, Brataj u shpreh se njerëzit me sëmundje shoqëruese do jenë të parët që do ta bëjnë. Sa i përket fazës së parë Brataj tha se, 10-20 % e popullsisë do e përfitojnë vaksinën duke nisur nga punonjësit e shëndetësisë, policia, mësuesit, që nuk kalojnë deri në 10%, pastaj 10% tjetër janë ata me sëmundje shoqëruese. “Njerëzit me sëmundje shoqëruese do të jenë të parët.

Të durojmë edhe një muaj, të mbrohen ata që kanë diabet, hipertension. Të mbrohen, sepse ata janë më të rrezikuarit. Ata që kanë patologji bashkëshoqëruese”, tha ai. “Duhet të flasim me përqindje, 10-20% i garanton fashat në rrezik dhe shërbimet me publikun, shëndetësia, policia, ushtria, shkolla, arsimi. Gjithë kjo s’kalon 10% të popullsisë. Edhe për fatin e mirë nuk kemi një përqindje të madhe të të moshuarve. Kemi disa avantazhe. Po ashtu kemi qenë gjithmonë të vaksinuar”, tha Brataj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME