Categories Lajme

Vaksina e dytë në prag të miratimit në SHBA

Vaksina e dytë kundër koronavirusit është pranë miratimit emergjent në Shtetet e Bashkuara, pasi e njëjta u miratua nga një panel ekspertësh. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA tha se do të lëvizë shpejt për autorizimin e vaksinës Moderna, që t’i mundësojë kompanisë të fillojë të shpërndajë miliona doza.

Kjo vjen pak ditë pasi SHBA-ja ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me vaksinën e parë, Pfizer/BioNTech. SHBA-ja ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi. Këtë javë, numri i të vdekurve kaloi 300,000.

Paneli këshillues i FDA-së votoi më 20 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim për rekomandimin e vaksinës Moderna. Komiteti i njëjtë, javën e kaluar, ka mbështetur vaksinën Pfizer/BioNTech, e cila, një ditë më pas është autorizuar për përdorim emergjent.

Rregullatorët kanë raportuar në fillim të kësaj jave se vaksina Moderna është e sigurt dhe 94% efektive. SHBA-ja ka rënë dakord për blerjen e 200 milionë dozave, ndërsa gjashtë milionë do të jenë gati të dërgohen sapo vaksina të marrë miratimin e FDA-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME