Categories Lajme

Vaksina e Modernas funksionon edhe kundër varianteve të reja të covid-19

Vaksina e Moderna kundër COVID-19 duket se funksionon kundër varianteve të reja të gjetura në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, thonë shkencëtarët nga kompania farmaceutike.

Testet e hershme laboratorike sugjerojnë se antitrupat e shkaktuar nga vaksina mund të njohin dhe luftojnë variantet e reja, raporton bbc. Nevojiten më shumë studime për të konfirmuar se kjo është e vërtetë për njerëzit që janë vaksinuar. Variantet e reja janë përhapur shpejt në një numër vendesh, transmeton Telegrafi.

Ato kanë pësuar ndryshime ose mutacione që do të thotë se mund të infektojnë qelizat njerëzore më lehtë sesa versioni origjinal i coronavirusit. Ekspertët mendojnë se lloji britanik, i cili u shfaq në shtator, mund të jetë deri në 70 për qind më i transmetueshëm.

Vaksinat aktuale u krijuan rreth varianteve të mëparshme, por shkencëtarët besojnë se ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë. Për këtë studim, studiuesit shikuan mostrat e gjakut të marra nga tetë persona që kishin marrë dy doza të rekomanduara të vaksinës Moderna.

Antitrupat neutralizues, të bërë nga sistemi imunitar, bashkohen me virusin dhe bllokojnë hyrjen në qeliza. Mostrat e gjakut që ishin të ekspozuar ndaj varianteve të reja duket se kanë antitrupa të mjaftueshëm për të arritur këtë neutralizim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Martë, 16 Prill 2024

Dashi Përqendrohuni në realizimin e një plani efikas për punën tuaj, pasi ky është një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Po ndërtonte pa leje një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, vihet në pranga 38-vjeçari

Livadh, Himarë, Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Unë jam steril, ajo ngeli shtatzënë”/ Gruaja përzë burrin nga shtëpia: Theri qenin në vendin tim

Mani Sula tregon për emisionin “Stop” se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dentisti i prish dhëmbët dhe nofullën, harron frezën në rrënjë dhe kërcënon qytetaren në Korçë

Nuk janë të pakta rastet e denoncimeve që qytetarët kanë kundrejt stomatologëve të cilët nuk…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet brenda burgut të Drenovës një person, shkoi për t’i dhënë çantën me ushqime…

Një person është arrestuar brenda ambienteve të burgut të Drenovës në Korçë.  Sipas informacioneve nga…

LEXO ME SHUME