Categories Covid-19, Lajme

“Vaksinat më pak efektive”, epidemiologu Ilir Alimehmeti: Lajme të mira kundër varianteve të reja të Covid-19

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka analizuar variantet e reja të përhapura të Covid-19 dhe rrezikshmërinë e tyre.

Në një analizë të detajuar, epidemiologu rëndit arsyet se përse nuk duhet të krijohet panik i lartë nga këto variante, për të cilat u tha se vaksinat do të ishin më pak efektive kundër këtyre varianteve të reja.

Alimehmeti shpjegon se imuniteti nuk përmblidhet vetëm në praninë dhe funksionin e antitrupave, por përfshin edhe përgjigjen qelizore që, duke qenë se është më e vështirë për t’u matur laboratorikisht, duket se është “harruar” nga retorika mediatike dhe “shkencore”, duke shtuar: “Mos të harrojmë që imuniteti i njeriut është një proces i ngritur në bazën e milionave vite evolucion dhe fakti që ne mund ta “harrojmë” këtë element nuk do të thotë që ai gjithsesi nuk vepron”.

Postimi i plotë: Të gjitha të vërtetat janë të lehta për t’u kuptuar pasi zbulohen; çështja është t’i zbulosh ato.”

Cit.: Galileo Galilei Lajme të mira kundër varianteve të reja të SARS-CoV-2 miqtë e mi! Një panik i madh u ngrit muajt e kaluar dhe vazhdon edhe sot mbi variantet e reja që mund t’i shpëtojnë pjesërisht antitrupave të prodhuar nga vaksinimi apo infeksioni natyror. Në vazhdën e panikut rridhte natyrshëm druajtja se vaksinat do të ishin më pak efektive kundër këtyre varianteve të reja.

Por, siç e kemi përmendur vazhdimisht, imuniteti nuk përmblidhet vetëm në praninë dhe funksionin e antitrupave, por përfshin edhe përgjigjen qelizore që, duke qenë se është më e vështirë për t’u matur laboratorikisht, duket se është “harruar” nga retorika mediatike dhe “shkencore”.

Mos të harrojmë që imuniteti i njeriut është një proces i ngritur në bazën e milionave vite evolucion dhe fakti që ne mund ta “harrojmë” këtë element nuk do të thotë që ai gjithsesi nuk vepron.

Shkencëtarët e Insitutit La Jolla të Imunologjisë në Kaliforni (SHBA) studiuan pikërisht nëse këto variante të reja kishin aftësi t’u shpëtonin limfociteve T, të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për të reduktuar gravitetin e sëmundjeve infektive. Skuadra kërkimore studiuan limfocitet te vullnetarët që: kishin kaluar infeksionin në mënyrë natyrore, ose ishin vaksinuar me vaksina mARN (Moderna / Pfizer).
Variantet e studiuara të SARS-CoV-2 ishin: varianti origjinal i Wuhanit (referenca), me të cilin u krahasuan:

varianti Britanik (B.1.1.7) varianti Afrikano Jugor (B.1.351) varianti Brazilian (P.1), dhe varianti Kalifornian (CAL.20C). Rezultatet: Variantet e reja nuk arrijnë t’i shpëtojnë dot limfociteve T!

Shumica e limfociteve T i njihte që të katërta variantet e reja falë disa fragmenteve proteinike që mbesin të pandryshuara. Autorët dalin në përfundimin se: Rezultatet tregojnë se përgjigja e limfociteve CD4+ dhe CD8+ te personat që e kanë kaluar infeksionin dhe te personat e vaksinuar me vaksina mARN nuk ndikohet nga mutacionet e katër varianteve të reja të SARS-CoV-2.

Prandaj miqtë e mi, përkundrejt panikut mediatiko-pseudoshkencor duhet të vëmë përballë gjithmonë evidencat.

Ndërkohë, për sa kohë vaksina nuk është gjerësisht e pranishme, ruajmë masat e sigurisë personale por pa i shtuar panik të panevojshëm situatës tashmë të ngarkuar. Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik , Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME