Lajme

Vaksinimi i detyrueshëm, Rama thirrje studentëve dhe pedagogëve

Kryeministri Edi Rama ka rikujtuar pedagogët dhe studentët që të vaksinohen, para se të nisi sezoni i ri i universitetit. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se janë hapur dyert e universiteteve, që ky grup i shoqërisë të vaksinohet, pasi është kusht.

“MIRËMËNGJES, dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

NDërkohë kujtojmë se ky kusht është vendosur prej disa javësh dhe jo të gjithë e kanë pranuar. Një grup studentësh protestuan, pasi nuk duan që të vaksinohen.

Pavarësisht protestës, kryeministri Rama vazhdon që të mbajë këtë urdhër, si mënyra e parandalimit të përhapjes së Covid-19.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: