Lajme

Vaksinimi i subjekteve të transportit rrugor/ Nis edhe imunizimi i stafit të DPSHTRR

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën me dije se falë mbështetjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, vijon imunizimi i subjekteve të transportit rrugor kundër Covid-19. DPSHTRR njofton se këtë javë, pjesë e vaksinimit u bënë edhe subjektet e transportit ndërqytetës dhe stafi i DPSHTRR.

“Mirënjohje dhe respekt për vaksinatorët për punën e palodhur dhe për energjinë pozitive që përçojnë çdo ditë në shërbim të jetës”, citon njoftimi i DPSHTRR. Që nga nisja e fushatës kombëtare të vaksinimit antikovid “Shqipëria buzëqesh” në vendin tonë janë kryer 787 321 vaksinime.

Vaksinimi po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit masiv po vijon në të gjithë vendin me kalendar të kombinuar, për qytetarët +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: