Lajme

Vaksinimi i të moshuarve në azil! Rama-zonjës: Ke marrë vesh që do vija unë e je bërë si nuse

Pas vaksinimit të mjekëve në Shkodër, kryeministri Edi Rama është ndalur në shtëpinë e të moshuarve ku do të vaksinohen 45 të moshuar. Rama nuk i ka kursyer batutat me të moshuarit, të cilët sot marrin dozën e parë të vaksinës anti-covid. ”Të kanë thënë që do vij unë dhe je bërë si nuse”, i tha Rama një nga të moshuarve. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se stafi në shtëpitë e të moshuarve, gjatë periudhës së pandemisë kanë qëndruar të karantinuar 24 orë, për shkak se mund të përbënin një rrezik për moshën e trete, e për këtë tha se janë shpërblyer me 50 mijë lekë plus pagës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close