Categories Lajme

Vaksinimi ndaj covidit në vend, epidemologu Alimehmeti flet për efektet anësore: Janë të pritshme

Në një lidhje me “Skype”, mjeku Ilir Alimehmeti në një intervistë për “FaxNews” foli për fushatën e vaksinimit që nisi nga e hëna e 11 janarit në stadiumin “Air Albania”. Mjeku theksoi se procesi i vaksinimit filloi me personelin e spitaleve covid të cilët janë edhe personat më të ekspozuar ndaj koronavirusit, ku deri më sot janë kryer rreth 200 vaksina.

Lidhur me efektet anësore që vaksinimi mund të jap tek personat e injektuar, Alimehmeti shton se është ende herët për të dalë në konkluzione pasi shifrat e personave që kanë marrë vaksinën janë shumë të ulëta, ndërsa shtoi se janë të pritshme që të ketë efekte anësore pasi këtë e kanë deklaruar edhe kompanitë e prodhimit të vaksinës, në rastin në fjalë Pfizer.  “Procesi i vaksinimit filloi me ata që duhet, personat që punojnë në spitalet Covid që kanë ekspozimin më të madh nga gjithë ne të tjerët. Deri sot janë kryer rreth 200 vaksina, shifrat të cilat ditët e para janë të logjikshme të jenë në këtë nivel. Le të shpresojmë që ditët në vijim të hyjmë në shifra shumë më të mëdha , pasi këto janë shifra teje të vogla për nevojat tona kombëtare. Gjatë rrugës do të shohim sa të sigurta dhe efiçente janë vaksinat e marra.

Nuk kemi dëgjuar diçka të rëndë sepse ajo do të binte në sy, mund të ketë gjëra të vogla si dhimbje tek vendi i injektimit, vetë kompania ka parë vetë ato efekte nga vaksina që janë pak relativisht për një vaksinë dhe i ka ndjekur për disa muaj. Pra ju mos prisni që kjo gjë të ndodh në momentin e injeksionit, e dyta vetëm 200 raste u injektuan me dozën e parë,që do të thotë se është një numër tejet i vogël qoftë në daljen të efekteve anësore të mëdha. Këto janë raste të rralla dhe ndodhin në shifra më të mëdha, është diçka e pritshme dhe e deklaruar nga kompania prodhuese që në këto numra të vegjël nuk pritet ndonjë çudi. Tani shihet në momenti kur një vaksinë hyn në popullatë shihet se çfarë bën dhe çfarë ka ndodhur në praktikë, por duhen numra më të mëdhenj dhe duhet kohë më e mirë për tu studiuar”, u shpreh Alimehmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME