Categories Covid-19, Lajme

Vaksinimi antikovid nis edhe për moshuarit e qendrës rezidenciale dhe mjekët në Gjirokastër

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri të ditur sot se vaksinimi antikovid nisi edhe në Gjirokastër. Duke publikuar foto nga qendra e vaksinimit, Çuçi shprehet se dozat e para u bënë për të moshuarit e qendrës rezidenciale dhe mjekët e spitalit. Më tej, tha ai, do vijohet hap pas hapi sipas grupeve prioritare derisa ky proces të përfundojë dhe të çlirohemi njëherë e mirë nga virusi i rrezikshëm.

“Ashtu siç po vijojmë me rindërtimin duke bërë me shtëpi të reja ditë pas dite familjet që mbetën pa strehë nga tërmeti, ne do ta finalizojmë vaksinimin për të gjithë qytetarët. S’ka kohë për pushim dhe as nevojë që Shqipëria të kthehet te rrëmuja e rrënimi PD-LSI”, deklaroi ministri.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi theksoi se, “nisja e vaksinimit edhe në Gjirokastër është një super, superlajm i mirë dhe dëshmi e fortë e përkushtimit të jashtëzakonshëm për të çuar para këtë proces jetik për vendin”.

“Nuk dua të bëj politikë me vaksinën, por e theksoj se gjithçka është bërë deri më tani është meritë e lidershipit të Kryeministrit Rama. Shqipëria tashmë e ka nisur vaksinimin ndërkohë që kemi vende të tjera të rajonit ku s’ka filluar ende e nuk dihet se kur do të fillojë”, theksoi Golemi.

Ai shtoi se sigurimi i sa më shumë dozave është bërë tashmë një “luftë” botërore mes shteteve dhe nuk është e lehtë t’ia dalësh. “Mos o Zot sikur pas 25 prillit të ngelet vaksinimi dhe rindërtimi në dorë të atyre që duan të vijnë në pushtet. Shqipëria s’do të kthehet mbrapa”, deklaron Golemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME