Categories Lajme

Vanessa Bryant zbulon detaje rrëqethëse

Vanessa Bryant, e veja e Kobe Bryant, ka thënë se për herë të parë për vdekjen e bashkëshortit të saj ka marrë vesh përmes rrjeteve sociale, nga lajmërimet që i kanë shkuar në telefon të cilat thonin “RIP Kobe”. “Unë po e mbaja telefonin sepse po tentoja të kontaktoja me burrin tim dhe të gjitha ato mesazhe filluan të vinin në telefon duke thënë ‘pusho i qetë Kobe. Jeta ime kurrë nuk do të jetë e njëjtë pa burrin dhe vajzën time”, tha ajo, teksa jepte dëshminë lidhur me vdekjen e tyre, sipas USA Today.

Vanessa tha se ajo u përpoq të shkonte në vendin e përplasjes atë ditë me helikopter, por iu tha se kushtet e motit ishin shumë të këqija, sipas dëshmisë, në padinë që ajo ngriti kundër Los Angeles County. Ajo gjithashtu u pyet për fotot që u postuan në mediat sociale, duke përfshirë një imazh të fotoshopuar, me fytyrën e burrit të saj, bashkëngjitur fotos së një kufome. Si pasojë ajo ka paditur Departamentin e Sherifit të Los Anxhelosit për shkelje të privatësisë dhe për neglizhencë. Ylli i basketbollit ka vdekur bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë në aksidentin me helikopter në janar të 2020-ës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME