Lajme

Vapa bëhet e padurueshme, në Dubai stimulohen reshjet e shiut

Reshjet e shiut pushtojnë Dubain. Pas vapës ekstreme, reshjet e dendura të shiut bllokuan rrugët, duke sjellë probleme në qarkullimin rrugor. Kjo në fakt është e stimuluar nga qeveria. Sipas qendrës Kombëtare të Meteorologjisë, reshjet sollën një sasi të madhe të ujit që vërshoi në rrugë, të cilat shkaktuan vështirësi edhe në drejtimin e mjeteve.

Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje. Mesatarja e reshjeve në vit arrin vetëm katër inç. Në përpjekje për të frenuar thatësirat ekstreme, Emiratet e Bashkuara Arabe investuan 15 milionë dollarë në nëntë projekte të ndryshme për prodhimin e shiut në 2017.

Sistemi aktual që përdoret për të ndryshuar ngarkesën elektrike të reve po drejtohet nga studiuesit në Universitetin e Reading në Angli dhe përllogaritet në miliona dollarë. Profesori Maarten Ambaum, i cili punoi në projekt, i tha BBC në mars se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mjaftueshëm re për të krijuar kushte të përshtatshme për shiun.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: