Categories Lajme

Varfëria lë pa mësim dy fëmijët në Memaliaj, familja apelon për ndihmë

Dy fëmijët e familjes Mihasi nga fshati Luftinjë e Sipërme e Memaliajt, kanë mbetur pa mësim për shkak se ata nuk kanë as telefon e as internet. Kushtet e vështira ekonomike në të cilat gjendet familja,  u ka pamundësuar këtyre fëmijëve ndjekje të mësimit, ndërsa ata vetë apelojnë për ndihmë.

Panajot MihasiNuk kemi bukë të hamë, jo më lekë për internet.

Panajot Mihasi, është në klasën e nëntë, dhe nuk është futur asnjëherë online në mësim. Panajoti, është nga fshati Luftinjë e Sipërme në Memaliaj, ndërsa bashkë me motrën e tij, Marjanitën e cila është në klasë të gjashtë për shkak të kushteve të rënda ekonomike në të cilat ndodhet familja e tij, nuk mund të frekuentojnë mësimin online pasi nuk kanë as internet e as telefon.

Marjanita Mihasi Shkolla ka kaluar online dhe nuk jemi futur asnjëherë sepse nuk kemi internet dhe kushtet e duhura. Jemi në gjendje shumë të vështirë. Babin e kemi sëmurë nuk punon, është sëmurë nga kemba.

Panajot MihasiBabai merr 100 mijë lekë në muaj, me këto nuk kemi ca të bëjmë më para.

Kryefamiljari Kastriot Mihasi është paraplegjik ndërsa përfiton vetëm një pagesë 10 mijë lekë në muaj me të cilën mbahet familja. Në kushtet që ndodhet kjo familje, fëmijët e kanë të pamundur vijimin e procesit mësimor, ndërsa kryefamiljarja Nazime Mihasi ka vetëm një apel.

Nazime Mihasi: Të kenë një telefon fëmijët që të futen në mësim online që të mësojnë. Ndaç djali, ndaç dhe vajza.oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME