fbpx
Lajme

Varfëria ‘ulet këmbëkryq’ në Berat, banorët: Marrim bukë me listë

Kjo nuk është fletore e zakonshme shënimesh, por lista e gjatë borxheve të banorëve të Beratit. Shlyerja nuk bëhet as brenda ditës, as brenda javës, e në shumë raste edhe me muaj. Banorët shprehen se nuk e duan një gjë të tillë, por janë të detyruar, pasi kanë fëmijët për të ushqyer. “Me listë po marrim, po vuajmë, kam mbledhur bidona, kanaçe, i shes dhe laj borxhet,” shprehet një prej tyre. “Unë marr 13 mijë lekë të reja në muaj. Jam familjar, jam veti katërt. Invalid vete.

Me keq s’ka ku te veje. Kur ndodhi pandemia, s’u kujtua njeri për ne. Lista ka vajtur aq sa nuk mban më,” thotë një tjetër. Pandemia i dha një goditje tjetër familjeve të varfra beratase. “Ku do venë. Do ushqehen njerëzit. Unë gjysmë pensioni marr, 35 mije lekë, ça do bëj më parë. Pandemia i ndikoi më shumë, çmimet u rriten, zarzavatet u rritën,” tregon e moshuara. “Pensionist jemi, s’kemi. Aq marrim ne. Si gruaja edhe unë me pension jemi,” shprehet një tjetër. Dhjetë vitet e fundit në qytetin e Beratit janë shtuar familjet të cilat jetojnë me të ardhura minimale./Abc

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button