Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë kodrinore të mbjellë me ullishte, në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në Fier.
Pranë vatrës së zjarrit ka dhe banesa. Zjarrfikësit e Patosit dhe Albpetrolit kanë mbërritur në vendngjarje. Vijon puna për të vënë në kontroll flakët.