Categories Lajme

Vazhdojmë dhe heshtim… 34-vjeçari humb jetën duke punuar! Policia jep njoftimin një ditë me vonesë

Marku Debrova, 34 vjeç ka humbur jetën ditën e djeshme pasi ka rënë nga lartësia e një pallati ku ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur në Laç.

Policia vetëm sot ka dalë me njoftim zyrtar mbi aksidentin, i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të mungesës së sigurisë në punë.

Ditën e sotme, policia ka bërë arres.timin e shtetasit Mondi Turhani 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi tek firma ku humbi jetën 34-vjeçari.

“Arre.stimi i tij u bë pasi, në objektin të cilin e kishte marrë përsipër firma për punimet e fasadës së jashtme, në qendër të Milotit, duke punuar, ka rënë nga tarraca e objektit dhe ka humbur jetën, i punësuari, shtetasi Marku Debrova 34 vjeç, banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e bluve. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Brenda këtij viti ky mund të jetë rasti gjashtë ose më shumtë që qytetarët shqiptarë humbin jetën në pallatet që po ndërtohen, në të cilat mungojnë kushtet normale të punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME