Në Kadastrën e Vlorës vazhdon “furtuna”, pasi 4 juristë janë shkarkuar sot, ndërsa për 19 të tjerë është dhënë vërejtje, pasi injoruan një vendim gjykate.
Juristët e shkarkuar janë Besmira Xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj dhe Ermal Hoxha. Ata janë thirrur në Tiranë dhe u është komunikuar vendimi i shkarkimit. Tashmë zyrtare kjo.