Categories Lajme

Vazhdon hetimi për autobusin, një nga pistat është karburanti rezervë

Po forcohen gjithnjë e më shumë dyshimet se në autobusin e “Besa Transit” ka mundësi të jetë transportuar lëndë djegëse nga e cila ka rënë zjarri në pjesën e përparme të automjetit, shkruan Alsat. Ekspertët e trafikut, duke përfshirë sekretarin e sigurimit të qytetit të Pernikut, Vasko Pirgov, thanë se autobusi ka qenë dizel, karburant që shumë vështirë mund të shpërthejë për të shkaktuar një shpërthim kaq të fuqishëm. Hetimi duhet të përcaktojë nëse shpërthimi është shkaktuar nga nafta që ishte vendosur para autobusit, apo nga materiale të tjera të ndezshme, por të gjitha këto pretendime duhet të përcaktohen nga autoritetet hetimore. Të dhënat fillestare për aksidentin e tmerrshëm do të publikohen nesër në një konferencë për media nga Prokuroria bullgare.

Po shqyrtohen dy versione si shkaktar të tragjedisë së ndodhur në autostradën e Strumës – mosfunksionim teknik i autobusit apo një gabim i shoferit. Rreth gjysmë ore para aksidentit të tmerrshëm, pasagjerët dhe shoferët e autobusit janë ndalur në pikën e karburantit ku kanë pasur pushim prej 15 minutash dhe për këtë arsye hidhen poshtë teoritë se shoferi i autobusit ka qenë në gjumë. Me të mbërritur në vendin fatal në autostradë, dyshohet se shoferi ka gabuar në rrugë, ka dalë nga korsia dhe është përplasur në anën e djathtë të parmakëve. Pastaj goma e përparme ka shpërthyer dhe autobusi ka marrë drejtim në të majtë. Ka goditur parmakun e mesëm dhe ka lëvizur edhe disa metra në mesin e autostradës, pastaj ka ndaluar dhe në pjesën e përparme të autobusit ka shpërthyer zjarr që është përhapur me shpejtësi dhe të madhe që përfshiu të gjithë autobusin e pasagjerëve.

Po hetohet edhe pse nuk janë hapur dyert e autobusit – sipas disa pretendimeve, shoferi ka vdekur i pari dhe nuk ka pasur kush t’i hapë dyert, sipas të tjerëve – dyert janë bllokuar pas përplasjes së dytë në parmakë. Hetuesit bullgarë duhet të përcaktojnë: fillimisht pse shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe më pas si ndodhi shpërthimi në pjesën e përparme të autobusit. Hetimi do të zgjasë gjashtë muaj, njoftuan ekspertët bullgarë. Autobusi ka hyrë në Bullgari të hënën, dhjetë minuta pas orës 21:00 nga vendkalimi kufitar Kapitan Andreevo, duke udhëtuar nga Stambolli në Shkup. 304 kilometra deri në vendin e fatkeqësisë i ka kaluar për 4 orë e 51 minuta. Ishte i fundit që udhëtoi së bashku me tre autobusë që transportonin pasagjerë në një vizitë disa ditore në Turqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME