Categories Lajme

Vazhdon ndjekja e një gomoneje nga Vlora me lëndë… (Video)

Vazhdon prej disa orësh ndjekja e një gomoneje e cila nga burimet thuhet se të jetë nisur dy ditë më parë nga Vlora me lëndë narkotike, i ka zbarkuar në shtetin fqinj të Italisë dhe më pas ka marrë sërish rrugën e kthimit për në Shqipëri.

“Shërbimeve Policore Vlorë, në orët e para të mëngjesit të sotëm janë vënë në ndjekie të një mjeti lundures të dyshimtë.Konkretisht, Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare Vlorë dhe Guardia di Finanza, që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, kanë pikasur një mjet lundures tip gomone, i cili kryente lëvizje të dyshimta në afërsi të ishullit të Sazanit.Vijon kontrolli i zonës përreth me qëllim konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues” njofton policia.

Bëhet fjalë për një gomone mbi 11 metra të gjatë me dy motor të fuqishëm ideale për transportimin e lëndëve narkotike. Në momentin e kthimit gomonia është pikasur nga Guardia di Financa në ujërat territorale italiane dhe më pas është ndjekur për rreth 1 orë derisa ka mbërritur në ujërat territoriale shqiptare. Teksa ka mbërritur në zonën shqiptare është njoftuar edhe roja bregdetare shqiptare që bashkë me Guardia di Financan po vazhdojnë tashmë ndjekjen e gomones. Gomonia ka kaluar edhe ujërat bregdetare të Vlorës dhe mendohet të jetë futur në Fier në grykëderdhjen e lumit Vjosë. Momentalisht vazhdon ndjekja e saj.Dyshohet se në bordin e saj janë dy persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME