
Policia ka shoqëruar për ta marrë në pyetje shoferin e kazinosë ku punonte Joy, vajza nga Kenia e cila gjeti vdekjen disa javë pas dhunimit të saj në Tiranë.
Mësohet se shoferi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr. 1 të Policisë.
Burimet thanë se po merret në pyetje shtetasi R.B. për dijeninë që mund të ketë me atë që ka ndodhur me Joy-n, vajzën keniane që vdiq në mënyrë të mistershme.