Categories Lajme

“Vdekja e Learit mund të ishte parandaluar”, e ëma reagon mes lotësh

Në raportin e avokatit të popullit thuhet se vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti i cili humbi jetën në duart e efektivëve të uniformave blu mund të ishte parandaluar nëse do të ishte vepruar konform ligjeve nga policia.  Pas raportit të bërë publik nga Avokati i Popullit, në një intervistë për News24, Fatmira Mustafaj, nëna e Laer Kurtit tha se djali i saj nuk kishte probleme shëndetësore. Ajo tha se djali i saj ka ikur nga duart e policisë.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali i m ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di. Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh ajo.

Në raport theksohet se uniformat blu kanë kryer disa shkelje ligjore.

“Në deklarimet e tyre punonjësit e policisë të cilët kishin kryer shoqërimin e shtetasit Lear Kurti  kishin të paqartë dhe kontradiktor faktin e pohimit të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi si dhe arsyen se përse ky shtetas u shoqërua në ambientet e komisariatit nr.3 Tiranë dhe nuk iu dha ndihma mjekësore e menjëhershme duke e dërguar në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës pasi dhe distanca nga vendi i shoqërimit drejt spitalit ishte e shkurtër”.

“Rezulton se punonjësit e policisë kanë vepruar në kundërshtim ligjin, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime të pa arsyeshme. Dyshimet duhet të jenë të arsyeshme, për kryerjen e një krimi, për të parandaluar kryerjen e një vepre penale, ose për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në rastin konkret, nuk ndodhemi as para shoqërimit, ndalimit dhe as para arrestimit në flagrancë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME