Categories Lajme

Vdes 22-vjeçari, mbytet nga flamuri gjatë festimeve në Argjentinë

Një sportdashës vdiq tragjikisht në Argjentinë gjatë festimeve për Kupën e Botës 2022.

22-vjeçari Sebastian Oscar Maciel doli në rrugët e Bahia Blanca në rajonin e Buenos Aires të dielën për të festuar titullin me motoçikletën e tij. Megjithatë, flamuri rreth qafës së tij u kap në timonin e motoçikletës së tij dhe ai vdiq nga mbytja, sipas Daily Mail.

Dëshmitarët e incidentit tragjik raportuan se e kishin parë të rrëzuar përtokë dhe kuptuan se ai kishte flamurin në qafë.

Hetimet e autoriteteve vijojnë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 22-vjeçarit. Festa më e madhe në vitet e fundit u organizua në Argjentinë teksa mirëpritën fituesin e Kupës së Botës.

Mijëra tifozë të Albiceleste u mblodhën në aeroportin e Ezeiza-s, pavarësisht se në Argjentinë ishte herët në mëngjes, për të parë mbërritjen e avionit me Lionel Messin dhe shokët e tij.

Më pas lojtarët argjentinas hipën në autobusin e hapur dhe menjëherë kanë nisur të kërcejnë e të festojnë teksa kanë pozuar para kamerave të fotografëve që i prisnin.

Pasi u largua nga aeroporti, autobusi me skuadrën e Messit u nis me shpejtësi të ulët drejt qendrës së Buenos Aires me mijëra tifozë që rreshtuan rrugën për të brohoritur në anën triumfuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME