Lajme

“Vdiq papritur”/ Braktisi trupin e pajetë të gruas në banesë pasi njoftoi policinë, dorëzohet shqiptari

Bashkëshorti i 62-vjeçares shqiptare që u gjet e vdekur në banesën e saj në Gyzi të Greqisë të shtunën (11 qershor) është vetëdorëzuar në polici.

Ai ka deklaruar për policinë greke se ishte zhdukur për shkak se nuk kishte letra dhe kishin frikë mos e dëbonin.

Shqiptari u arrestuar për qëndrim të paligjshëm në Greqi dhe po hetohet roli i tij në vdekjen e 62-vjeçares.

Por ai pretendon se s’ka gisht në vdekjen e bashkëshortes dhe se ajo kishte probleme të rënda shëndetësore.

“Vdiq papritur”, ka deklaruar ai, sipas mediave greke.

Gruaja u gjet e vdekur në dhomën e saj të gjumit në banesën në rrugën Tsopanakou. Efektivët dhe ambulanca u njoftuan nga vetë bashkëshorti i saj.

Por kur ata mbërritën, ai ishte larguar nga shtëpia dhe gjetën vetëm 62-vjeçaren pa shenja jete dhe me shenja mavijosje. Ekspertiza pritet të “hedhë dritë” mbi shkakun e vdekjes së saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close