Categories Lajme

Veliaj-demokratëve: “Distancohuni nga Lulzim Basha, bashkohuni me ne!”

Përballë një kundërshtari që nuk është më i besueshëm as në vetë radhët e anëtarësisë së tij, Partia Socialiste hyn në zgjedhjet e 25 Prillit për të sfiduar rezultatin e vitit 2017. Kështu u shpreh në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Njësinë 10, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Çelësi i fitores më të thellë, sipas Veliajt, është nisma “Edhe një”. “Kur je kampion historik i këtij vendi, i këtij qyteti, i kësaj Njësie, siç është PS, atëherë garën e kemi me veten tonë.

Ne duhet të dalim më mirë se rekordi i fundit që kishim në vitin 2017. Vetëm nëse ne e ndajmë fushatën tonë në ditë, ku secili prej nesh kontribuon, secili prej nesh shton dikë tjetër, secili prej nesh e shumon familjen tonë me një shok, me një shoqe, me një mik, vetëm atëherë ne do të arrijmë një fitore që është më e madhe se 2017,” u shpreh Veliaj. Veliaj tha se ka ardhur koha që çdo demokrat të distancohet nga lidershipi i kësaj partie, i cili nuk përfaqëson më asnjë prej interesave, halleve, shqetësimeve që ata kanë.

“Nuk janë armiqtë tanë. Ata janë më të ngjashëm me ne, se me kryetarët e partive të tyre. Takova plot në njësi të shqetësuar se kur do të fillojë shkolla dhe si do të jenë turnet. Ky tingëllon si një hall që e kemi dhe ne. Ishin të shqetësuar nëse dëmshpërblimet e tërmetit do të jepen para Vitit të Ri dhe do jepen, por ky është një hall si hallet tona. Ndërkohë po të shohësh hallet e Lulit?

E dëgjuat sot në lajme? Tani jam i bindur dhe më besojnë të gjithë, ai nuk do i ndahet inceneratorëve derisa ata të paguajnë gjobën. Nuk iu nda Rrugës Durrës-Kukës. Sa mori gjobën, e la. Ju kujtohet? Një muaj thoshte “kullat-kulla”. Sa mori lekët e kullave, e la. Ishte një kohë, “oligarkët-oligarkët”. Sa mori vilat në Lundër dhe në Lalëz, e la. Halli i tij është, “kujt do t’i vë gjobë këtë muaj”? Po ky nuk është halli i demokratëve të thjeshtë. Demokrati i thjeshtë ka të njëjtat halle si ne, ndaj duhet të jetë në një familje me ne për të zgjidhur hallet tona të përbashkëta,” u shpreh Veliaj.

Erion Veliaj tha se ajo që diferencon forcën politike që ai drejton në Tiranë është pikërisht qasja ndaj njerëzve, përulësia dhe respekti: “Unë besoj fort që një nga arsyet se pse PS fiton, jo se ne dukemi ndryshe nga të tjerët, se ne dukemi njësoj si gjithë të tjerët, jo se ne vishemi ndryshe nga të tjerët sepse vihemi njësoj si gjithë të tjerët, pra ne nuk kemi nga ana fizike asnjë gjë ndryshe nga të tjerët, por kemi diçka që është këtu brenda, që është tek karakteri ynë, tek zemra jonë dhe që quhet njerëzillëku, trajtimi i njerëzve me respekt, me dashuri, me mirënjohje, me përulje, me shërbesë. Kjo është diferenca.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME