fbpx
Lajme

Veliaj këshillon Voltana Ademin: Merr shumë vitaminë C dhe D!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka uruar shërim të shpejtë, kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademit, e cila u konfirmua pozitive më Covid-19 ditën e sotme.

Gjatë një interviste në “Abc Neës”, i pyetur se çfarë i këshillon koleges së tij, Veliaj tha se duhet të marrë shumë vitaminë C dhe D. Edhe pse jo i kënaqur me mënyrën se si e trajtuan çështjen e tij (kur u prek me covid), Veliaj tha se mbi të gjitha duhet të mbizotërojë njerzëlliku mes njeri-tjetrit.

“Së pari i uroj shërim të shpejtë. Është e rëndësishme që të prevalojë njerzëlliku. Kjo nuk ndodhi me mua. Filluan me lloj lloj çudirash “shikoni si është nxirë, më bënë të vdekur në Turqi etj etj. Unë nuk dua të bëj kështu, ndaj i uroj Voltanës shëndet të plotë, asaj dhe familjes, jetë të paqtë. I këshilloj që të marri shumë vitaminë C dhe D, të ndjekë këshillat e mjekëve. Unë vetë jam ndjekur nga mjekët e Covid-2”, tha Veliaj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button