Categories Lajme

Veliaj tender të dyshimtë për parkun Rinia, 7 kompani ikën

Open data ka ndezur sinjalin e kuq sa i përket tenderit 1 miliardë lekësh për rehabilitimin e parkut Rinia. Sipas të dhënave nga 8 kompani, vetëm 1 u kualifikua, ndërsa të tjerët u skualifikuan me argument të tilla si, nuk kishin saldatriçe apo punonjës kopshtarie. Kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili në mënyrë të çuditshme vazhdon të jetë nën mbrojtjen e Gardës së republikës, deklaron se në 1 qershor do të hap parkun Rinia.

Por Open Data Albania ka hedhur hije të forta dyshimi mbi procedurat e tenderit prej rreth 1 miliardë lekësh për rehabilitimin e një prej zonave më të njohura në Tiranë. Madje kjo procedurë është vendosur nën “flamurin e kuq”. Në këtë tender kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomikë, dhe shtatë prej tyre janë skualifikuar.

Nga arsyetimet e dhëna rezulton se të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë kanë shfaqur probleme që kanë të bëjnë me kapacitetin teknik ose nuk kishin deklaruar saldatriçe, apo nuk kishin punonjës me dëshmi si kopshtar. Situata bëhet edhe më e rëndë për faktin se së fundi për të kryer punimet janë parë të angazhuar dhe punonjës të bashkisë së ndërmarrjes së pastrimit gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës.

Madje për shpejtësi, pasi kryebashkiaku ka kërkuar inaugurimin në 1 qershor, në vend të barit natyral është shtruar parket bari. Kontrata e lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kësaj kompanie parashikonte një kohëzgjatje prej 8 muajsh dhe ka nisur që në korrik të vitit të shkuar e akoma nuk është arritur të përfundohet.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME