
Asgjësohen 2150 fidanë në kubikë kanabis, gati për t’u kultivuar në tokë, konkretisht 1900 fidanë në territorin e fshatit Luarzë dhe 250 fidanë në territorin e fshatit Reç, anës lumit Buna në Shkodër.
Vihet në pranga një 55-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 37-vjeçar, si autorë të dyshuar të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në këto fshatra.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Njësia”, gjatë të cilit, falë përdorimit të dronëve, u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas.