Lajme

Velipojë, U bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj

Velipojë, Shkodër, Policia Kufitare e Shkodrës, në bashkëpunim me Policinë vendore, Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Rajonale të Bregdetit, operacion për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe lundrimin e sigurtë.

Në operacion edhe Njësia Policore Detare dhe Delta Forcë.

-Operacioni, për heqjen e korridoreve për daljen e mjeteve lundruese në det, të cilat ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve në plazh.

-Operacioni, edhe për kontrollin e dokumentacionit të mjeteve lundruese, në plazhin e Velipojës.

-Kontrollet, edhe në liqenin e Shkodrës, për masat e sigurisë që duhet të marrin drejtuesit e mjeteve lundruese që tranportojnë turistë dhe vizitorë.

Gjatë operacionit, në plazhin e Velipojës, u konstatuan dhe u prishën 4 korridorë për daljen e mjeteve lundruese në det, që ishin krijuar në mënyrë të kundërligjshme dhe përbenin rrezik për jetën e pushuesve në plazh.

Po në plazhin e Velipojës, u bllokuan 2 mjete lundruese Jet Ski, për mungesë dokumentacioni në bord. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në liqenin e Shkodrës, u bllokuan 5 varka artizanale që nuk plotësonin kushtet e sigurisë për transportimin e turistëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë monitorimin e vijës bregetare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë për qytetarët, turistët dhe vizitorët. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë operatorët ekonomikë dhe drejtuesit e mjeteve lundruese që ushtrojnë aktivitet gjatë sezonit turistik, që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm dhe të zbatojnë rregullat e përcaktura për përdorimin e mjeteve lundruese.

Policia e Shtetit është e angazhuar mksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik dhe për t’iu shkuar në ndihmë turistëve apo vizitorëve që kërkojnë ndihmën e Policisë dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të denonojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të cenimit të sigurisë së pushueve dhe çdo rast paligjshmërie.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close