Categories Lajme

Vëllai i Alvin Berishës është gjallë do të kthehet në Shqipëri, dyshohet se jeton edhe nëna

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për “Abc e Mëngjesit”, ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë. Sipas tij Bunjamini rreth 4 vjeç është gjallë dhe është pranë një familje që po bëhet gati për tu kthyer në Shqipëri.

Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se ka shumë dyshime se përveç vëllait, gjallë të jetë edhe nëna e Alvin Berishës, e cila nga informacionet që kanë pas deri në mars ka qenë e plagosur dhe po merrte ndihmë mjekësore.

“Bunjamini vëllai i Alvin Berishës afër katër vjeç është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai është djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj, i cili është vrarë. Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është gjetur dhe është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, por që nuk ka pas asnjë informacion nga personat që ne njohim në kamp. Gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.

Deri në fillim të marsin ne kemi pasur informacion dhe nëna e Alvinit ka qenë gjallë, por nuk dihet nëse ajo ka mundur që të mbijetojë, ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME