Lajme

“Vëllai i Monikës pagë që do të trondiste edhe kontrollorët”

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale akuzave të kryeministrit Rama në adresë të vëllait të saj. Rama iu referua videos së publikuar dje nga Presidenti Meta, për të cilin u shpreh se nxori bisedën me mesazhe, por “Ajo që Ilir Meta nuk tregoi në atë komunikim ishte video që Blendi Gonxhe i kishte dërguar viktimës, ku del se vëllai i Monikës paskej pasur një vend pëllumbash, ku çdo ditë i binin në duar vezë floriri, me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur”.

Në reagimin e saj ndërsa publikon pagën e të vëllait, Kryemadhi shkruan se Drini Kryemadhi ka qenë një ndër inxhinierët, që ka bërë hartimin e Kodit të parë Rrugor për Republikën e Shqipërisë, në vitin 1998. “Sot e 20 vjet më vonë, Shqipëria punon me të njëjtin Kod Rrugor të atyre ekspertëve të nderuar. Në punën që ti i përmend, ai është punësuar nga kompania Zvicerane, që ti e përzure për t’ja bërë gati një oligarku. Pagat e inxhinierëve janë të larta, pra ai ka marrë 303.709 lekë ose 2450 euro në muaj. Por, ti se llogjikon dot vlerësimin e të aftit, sepse profesionistët e Shqipërisë i degdise rrugëve të Gjermanisë dhe të botës, e në vend të inxhinierëve mekanik ti merr inxhinier sufllaqesh.” Shkruan Kryemadhi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: