Lajme

Vëllai i ndërroi jetë nga ataku në zemër, motra denoncon mjekun për neglizhencë

Një mjek në Pogradec është proceduar penalisht pas kallëzimit të një 37-vjeçareje, e cila pohoi se familjari i saj ndërroi jetë nga neglizhenca. “BalkanWeb” mëson  se bëhet fjalë për mjekun Genci Zyferi.

“Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasja D. M., 37 vjeçe, banuese në Fier, e cila pretendon se shtetasi G. Z., me detyrë mjek në spitalin e Pogradecit, më datë 28.03.2022, tek urgjenca e këtij spitali, nuk ka kryer ekzaminimet e duhura ndaj vëllait të saj, shtetasit D. M., 34 vjeç, banues në Pogradec, i cili dy ditë më pas, ka ndërruar jetë në banesën e tij, për shkak të një infarkti në zemër.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close