fbpx
LajmeSport

Vëllezërit binjakë Vlonjat Stiven e Brus Jakupi shpallen nën-kampion dhe kampion bote në kampionatin botëror të kick-boksit

Brus Jakupi kampion bote në kick boks, ndërsa vëllai i tij, binjaku Stiven Jakupi, nën kampion bote. Dy vëllezërit Vlonjatë kanë arritur të përmbysin objektivin që kishin për kampionatin botëror të kick-boksit të zhvilluar në itali, nga data 31 tetor-4 nëntor.

Në një aktivitet madhështor me pjesëmarrjen e rreth 1200 sportistëve nga e gjithë bota, dy vellezerit kanë garuar ne dy displina të ndryshme, kjo dhe për shkak të mos ndeshjes mes tyre. Brus Jakupi ka arritur të jetë kampion bote, një titull i jashtëzakonshëm, për sportin shqiptar, por edhe duke u ndalur në faktin se ky është titulli i tretë kampion bote rradhazi, për një sportist shqiptar dhe këtë ka ditur ta bëjë Vlonjati Brus Jakupi.

Nga ana tjetër Stiven ka qenë disi i pafat në ndeshjen finale, por ka arritur të shpallet nën kampion bote, në një aktivitet madhështor dhe me një pjesëmarrje mjaft të gjerë të ekipeve që ishin pjesë e këtij kampionati botëror.

Tituj botëror, ngritja lart e flamurit shqiptar, pjesëmarrje në kampionat botëror dhe Europian. Brus dhe Stiven Jakupi shumë pak kanë marrë mbështetje nga federata e kick boksit në Shqipëri apo nga shteti shqiptar, pavarësisht arritjeve të tyre, me tituj kampion bote dhe europe. Një mbështetje e madhe ka ardhur nga Shqiptari i Kosovës, zv presidenti i WTKA-se Enver Cakici, i cili ka dhënë një ndihme të jashtëzakonshme. Dy vëllezërit binjak nga Vlora nuk deshirojnë të ndalen këtu, por të vijojnë me të tjera medalje dhe tituj botëror e europianë të fituar. Kampionati botëror i kic-boksit u zhvillua në Carara të Italise nga data 31 tetor-4 nëntor, me Brus e Stiven Jakupi që kanë arritur të përmbysin objektivat e tyre. Titull kampion bote për Brusin dhe nën kampion bote për Stiven Jakupin,dy arritje madhështore për të dy vellezërit Vlonjatë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button