Categories Lajme

Vendet që njohin patentat shqiptare, Ja cilat janë

Italia dhe Shqipëria miratuan marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të patentave, e cila pritet të hyjë në fuqi brenda dy muajve pas botimit në Fletoren Zyrtare italiane. Nga pala shqiptare u botua në dokumentin zyrtar dy ditë më parë.

Vetë ministrja Olta Xhaçka një ditë më parë tha se është çelur drita jeshile për diskutime për një marrëveshje të tillë me Gjermaninë. Por cilat janë shtetet që aktualisht njohin lejen shqiptare të drejtimit?

Përsa i përket vendeve të rajonit, me Maqedoninë, Kosovën, Kroacinë, Malin e Zi dhe Greqinë ekzistojnë marrëveshjet që po zbatohen. Përsa i përket Greqisë, marrëveshja ka kohëzgjatje të papërcaktuar. Ndërsa me Kroacinë në fakt kjo marrëveshja ka përfunduar më 21 dhjetor 2020. Ndërsa me Serbinë dhe pse marrëveshja është firmosur në Beograd më 17 dhjetor 2014 por që nuk ka hyrë në fuqi pasi nuk është marrë njoftimi i fundit me shkrim nëpërmjet kanaleve diplomatike.

Ndërkaq, marrëveshja e sapofirmosur me Italinë pritet të hyjë në fuqi.

Marrëveshje që janë në proces janë me Emiratet e Bashkuara Arabe, ku memorandumi i mirëkuptimit është firmosur më 12 shkurt 2018 në Abu Dabi, dhe para arabe ka bërë me dije se memorandumi është i vlefshëm. Sipas ligjit tonë duhet që memorandumi të miratohet me VKM.

Ndërsa me Turqinë dhe Bosnje Hercegovinën marrëveshja është përfunduar dhe pritet nënshkrimi i saj.

Përsa i përket Belgjikës, ajo e njeh dhe konverton lejedrejtimi shqiptare dhe të njëjtën gjë bëjnë dhe Austria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Çekia, Sllovenia dhe Polonia, edhe pse shteti shqiptar nuk ka njoftim zyrtar.

Ndërkohë kërkesë për njohje i është dërguar Gjermanisë, e cila nga ana e saj i ka dërguar formularët 16 landeve që do i shqyrtojnë për të marrë vendimin e tyre, Danimarkës, Spanjës, Rusisë dhe Holandës.

Përsa i përket Francës Ministria e jashtme e saj është shprehur se është e angazhuar në një reformë të njohjes së këmbimeve të patentave me jashtë. Në pritje të njohjes reciproke, lejedrejtimi shqiptare njihet në Francë për qëndrime afatshkurtra, deri në një vit me kusht që mbajtësi të mos jetë rezident në Francë. Gjithashtu studentët shqiptarë dhe mbajtësit e lejeve speciale të qëndrimit të dhëna nga Protokolli mund të udhëtojnë gjatë kohës së studimit apo misionit me lejedrejtimi të vlefshme shqiptare të shoqëruar me përkthim zyrtar.

Ndërsa mbajtësit e lejedrejtimit shqiptare që qëndrojnë në Francë më shumë se një vit dhe që janë detyruar të fitojnë leje drejtimin franceze përjashtohen nga detyrimi për të ndjekur 20 orë kurs praktik, para se të paraqiten në provimin praktik të lejedrejtimit franceze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I biri nxorri në rrugë të madhe të ëmën, çfarë ndodhi me 86-vjeçaren

Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e 86-vjecares Esma Toluli, e cila prej 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu të vazhdueshme, pararshikimi i motit për sot

Ditën e sotme, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti pritet të jetë i vranët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME